Aksident i rëndë rrugor në SHBA, makina merr para këmbësorët, tre viktima dhe tre të plagosur

11/11/2026 08:06

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me këmbësorët pranë një stacioni autobusi dhe hyrjeje metroje në zonën e Hollywood-it Verior.

Incidenti ndodhi rreth orës 5:55 pasdite sipas asaj lokale, në North Lankershim Avenue, në një kryqëzim të ngarkuar në zonë.

Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles, një SUV i bardhë përplasi këmbësorët, duke vrarë tre persona. Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD) që mbërritën në vendngjarje zbuluan se tre viktimat kishin pësuar lëndime fatale dhe nuk mund të shpëtoheshin.

Tre persona të tjerë u dërguan në spitalet e zonës në gjendje kritike, sipas Departamentit të Zjarrfikësve.

Pamjet ajrore të transmetuara nga KCAL, filial i CNN, tregojnë SUV-in e bardhë të përplasur nën një tendë blu pranë një hyrjeje në një stacion metroje.

Objekte dhe materiale të shpërndara mund të shihen përreth automjetit, ndërsa zjarrfikësit dhe makinat e patrullës kanë bllokuar kryqëzimin për të lehtësuar operacionin e shpëtimit dhe kërkimin.

Sipas mediave amerikane, makina është përplasur me një tezgë ushqimore.

Autoritetet nuk kanë publikuar detajet e të vdekurve dhe të plagosurve, as nuk kanë sqaruar se çfarë i parapriu përplasjes.

Policia po heton rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi devijimin e automjetit drejt këmbësorëve.

Top Channel