Babai i Meghan Markle kthehet në paraburgim, hoqi monitorin e kyçit të këmbës

11 Nëntor 2026 | 08:22

Babai i Dukeshës së Sussex, Meghan Markle është rikthyer në paraburgim federal në Florida pasi dyshohet se ka hequr monitorin e kyçit të këmbës, sipas dokumenteve të gjykatës.

Thomas Markle u paraqit para një gjykatësi federal në qytetin Tampas të Floridës të martën dhe iu refuzua lirimi me kusht. Prokurorët thonë se ai e hoqi monitorin herët atë mëngjes.

Gjyqtarja amerikane Lindsay S Griffin vendosi të martën se Markle kishte shkelur kushtet e lirimit të tij para gjyqit, tregojnë dokumentet e gjykatës.

Markle, i cili ka mohuar të ketë në zotërim imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, u arrestua në Florida javën e kaluar dhe u vu në arrest shtëpiak. Ai u urdhërua gjithashtu të mbante një pajisje monitorimi të vendndodhjes.

“Kushtet e lirimit janë urdhra gjykate, jo sugjerime”, shkroi Bill Essayli, avokati amerikan për Kaliforninë Qendrore, në X të martën.

“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim penalisht këtë rast në masën më të plotë të ligjit”, shtoi ai.

Markle, 82 vjeç, u arrestua për herë të parë javën e kaluar pasi FBI-ja, duke vepruar në bazë të urdhër-arresteve, kontrolloi njësitë e magazinimit në Los Angeles të regjistruara në emër të tij, të cilat ai i kishte marrë me qira që nga viti 2008.

Brenda njësive, agjentët e FBI-së thonë se kanë sekuestruar rreth 78 sende, duke përfshirë filmime dhe libra që dyshohet se përmbanin materiale abuzimi seksual me fëmijë.

Në ato imazhe, ai duket të jetë në moshën 30-40 vjeç, gjë që sugjeron se abuzimi i dyshuar daton dekada më parë, pasi Markle është aktualisht 82 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja i kërkon TikTok-ut pezullimin e platformës deri në pastrimin e plotë të përmbajtjeve të paligjshme

Qeveria spanjolle i ka kërkuar TikTok-ut të pezullojë funksionimin e platformës në Spanjë derisa të fshijë të gjithë përmbajtjen që lidhet me abuzimin seksual të...
08:18 | 11/11/2026

Familja Kennedy padit administratën Trump, kërkon bllokimin e “Harkut të Triumfit”: Lë në hije varrin e të afërmit tonë

Nëntë anëtarë të familjes Kennedy kanë paditur administratën Trump, duke i kërkuar një gjykatësi federal të bllokojë planin e presidentit për të ndërtuar një “Harkun...
08:13 | 11/11/2026

Dhoma e Përfaqësuesve ndalon për momentin nismën për shkarkimin e Hegseth nga detyra e Sekretarit të Mbrojtjes

Një përpjekje për të shkarkuar Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, duke e akuzuar atë për luftë kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit, ka...
08:07 | 11/11/2026