Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë e një rrjedhje gazi nga bombola.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00, kur dyshohet se gazi ka rrjedhur nga rubineti i bombolës, duke shkaktuar asfiksimin e dy punonjësve, të identifikuar me inicialet A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç.
Të dy personat janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.
Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.













