Interi përballet me një pengesë të madhe dëmtimesh në fillim të ndërprerjes së dytë për ndeshjet e kombëtareve. Me Lautaro tashmë jashtë fushave, skuadra ka humbur edhe Ange-Yoan Bonny dhe Marcus Thuram në sulm, për shkak të problemeve muskulore, të cilat do të kërkojnë vlerësime të mëtejshme në ditët në vijim.
Interi njoftoi se “Ange-Yoan Bonny iu nënshtrua sot ekzaminimeve klinike dhe instrumentale në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tërheqje muskulore në muskujt fleksorë të kofshës së djathtë.” Ky problem do ta mbajë sulmuesin franko-ivorian larg fushave për të paktën tri javë.
Sa i përket Marcus Thuram, i cili ndjeu një tension muskulor në muskulin “biceps femoris” të këmbës së djathtë gjatë fitores të së dielës së kaluar në kampionat kundër Comos në “San Siro”, lajmi vjen nga Franca: “Marcus Thuram pësoi një tension në muskulin ‘biceps femoris’ të këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së Inter kundër Como”.
“Kjo e pengoi atë të merrte pjesë në stërvitjen e së hënës. Duke qenë se nuk pati përmirësim deri të martën në mëngjes dhe pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor i kombëtares franceze, në marrëveshje me Inter dhe vetë lojtarin, vendosi ta kthejë atë te klubi i tij. Për pasojë, ai largohet nga grumbullimi i kombëtares“, thuhet në komunikatë.
Lojtari i tretë i Inter që largohet nga kombëtarja e tij për t’u rikthyer në Appiano Gentile është Aleksandar Stankovic, që ka lënë grumbullimin e kombëtares serbe. “Për shkak të një dëmtimi, Aleksandar Stanković është detyruar të largohet nga grumbullimi i kombëtares dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë dhe Greqisë,” thuhet në deklaratë.
“Gjatë stërvitjes së të hënës, mesfushori i Inter ndjeu dhimbje në zonën e ijës së djathtë. Stafi mjekësor i kombëtares sonë kreu një ekzaminim klinik dhe teste të mëtejshme diagnostikuese, të cilat zbuluan një dëmtim në muskulin aduktor të kofshës së djathtë“, konfirmohet Federata Serbe.







