Vendi
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosura dy persona, nënë e bijë. Fatmirësisht, të dyja mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




