Pa kuorum, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Mungesa e kuorumit ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se mbledhja do të vazhdojë në orën 12:00.

“Në orën 12 do të mblidhemi sërish sot edhe të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës”, ka thënë Ramadani.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka shprehur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve të komisionit, duke vlerësuar se kjo po e pengon punën hetimore.

Ai ka kritikuar gjithashtu kundërshtimin e shumicës për të ftuar Zyrën e Kryeministrit për raportim, duke përmendur edhe mundësinë e thirrjes së kryeministrit.

“Ky është një nga problemet që po e diskutojmë vazhdimisht, në qoftë se nuk jemi përgjegjës në këtë komision hetimor. Kjo e pengon krejt punën. Shumica nuk kanë pranuar përsëri që të jetë Zyra e Kryeministrit (që të raportojë), nëse është nevoja me ftu edhe kryeministrin. Vazhdojnë bllokada të tilla, vonesa të tilla. Është për keqardhje, shpresoj që të bëhen të përgjegjshëm”, ka deklaruar Rrahmani.

Në rend dite të mbledhjes është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm që do të angazhohen nga Komisioni Hetimor.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika