Irani inauguron qendrën e parë stërvitore ushtarake ekskluzivisht për gratë në Teheran (VIDEO)
Armët, stërvitjet e ngjitjes me litarë dhe ushtrimet në kushte luftarake përbëjnë skenarin në sheshin Azadi të Teheranit, ku autoritetet iraniane inauguruan të martën një qendër të re stërvitore ushtarake, të dedikuar ekskluzivisht për gratë, në një kohë kur tensionet me Shtetet e Bashkuara vijojnë.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, gratë shfaqen duke u trajnuar në përdorimin e armëve të zjarrit, duke marrë pjesë në ushtrime vetëmbrojtjeje dhe duke përshkuar pista të ngritura ajrore me kabllo metalike, nën udhëzimet e instruktorëve të tyre.
Programi lidhet me organizatën paraushtarake Basij, e cila është në varësi të Gardës Revolucionare, dhe është pjesë e fushatës “Jan Fada”, që synon përgatitjen e qytetarëve për mbrojtjen e vendit në rast të një ndërhyrjeje të huaj ushtarake.
Kjo është qendra e katërt e këtij lloji në kryeqytetin iranian dhe e para që u dedikohet ekskluzivisht grave, ndërsa qendra të ngjashme kishin nisur të funksiononin që prej 2 nëntorit.
Sipas raportimeve mediatike, trajnimi përfshin gjithashtu njohjen me dronët dhe sisteme të tjera ushtarake, ndërsa Teherani po përpiqet të rrisë gatishmërinë e popullsisë përballë mundësisë së një operacioni tokësor amerikan.
SHBA-të akuzojnë tre operativë iranianë për komplot terrorist në bazën ajrore të Fairford në Britani
Siguria kibernetike evropiane, eurodeputeti Terras: BE duhet të përdorë forcën e tij për vetëmbrojtje
Paralajmëron shefi i BE-së për sulmet kibernetike: Pas frigoriferëve, pajisjet elektroshtëpiake mund të jenë objektivi i radhës
- 09:42 Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit
- 09:33 Aksident në aksin tuneli i Krrabës-Bradashesh, lëndohen nënë e bijë
- 09:33 SHBA-të akuzojnë tre operativë iranianë për komplot terrorist në bazën ajrore të Fairford në Britani
- 09:26 Siguria kibernetike evropiane, eurodeputeti Terras: BE duhet të përdorë forcën e tij për vetëmbrojtje
- 09:16 Paralajmëron shefi i BE-së për sulmet kibernetike: Pas frigoriferëve, pajisjet elektroshtëpiake mund të jenë objektivi i radhës
- 09:07 Predha godet anijen në Gjirin Persik, plagosen katër anëtarë të ekuipazhit