Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ka komentuar shkurtimisht çështjen e protestave, gjatë vizitës së saj në Korçë, ku mori pjesë në çeljen e një ekspozite fotografike kushtuar Luftës së Parë Botërore.
E pyetur nëse protestat në Francë dhe në Shqipëri kanë ngjashmëri, ambasadorja u shpreh se nuk dëshironte të bënte komente, por theksoi se dënohet dhuna.
“Nuk dëshiroj të bëj komente. Por, si në Francë ashtu edhe në Shqipëri, ne dënojmë aktet e dhunshme”, deklaroi Suard, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja u shpreh e lumtur që ndodhej në Korçë, në prag të ceremonisë së 11 Nëntorit, që përkujton armëpushimin e Luftës së Parë Botërore dhe simbolizon paqen.
Ajo falënderoi Amanda Cicin, Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës dhe historianin Gregor Marshall për kontributin në organizimin e ekspozitës.
