Kanë përfunduar punimet restauruese dhe përmirësuese në Kalanë e Kaninës në Vlorë.
Monumenti historik tashmë mirëpret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar dhe kushte më të mira për të eksploruar një prej pasurive të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga kalaja pas përfundimit të punimeve.
“Kalaja e Kaninës tashmë mirëpret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar dhe kushte më të mira për eksplorimin e kësaj pasurie të vyer të trashëgimisë sonë kulturore.
Ndërhyrjet konservuese, strukturore dhe përmirësimet infrastrukturore kanë synuar ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave historike të kalasë, duke ofruar një përvojë më cilësore, të sigurt dhe të këndshme për çdo vizitor.”-shkruan Gonxhja.








Komente
Komento