Kur bëhesh baba, gëzimi është aq i madh sa nuk di nga t’ia mbash, por Bashkia e Prrenjasit ta gjen zgjidhjen që në sekondë: të dërgon direkt me leje për në botën tjetër.
Një qytetar, i cili sapo është bërë baba, iu drejtua sportelit për të marrë certifikatën e shpërblimit të lindjes, por përkushtimi i “zonjushës” në zyrë ishte aq i verbër, sa i lëshoi në dorë një certifikatë shpërblimi vdekjeje. Pas një sorollatjeje të gjatë rrugëve, ku harxhoi kohë dhe nerva, atij iu prish i gjithë gëzimi i lindjes së fëmijës.
Ky është portreti i administratës sonë, ku puna bëhet kuturu dhe qytetari trajtohet me neglizhencë. Prandaj, thirrja e tij për pak ndershmëri e llogaridhënie është e vetmja mbrojtje që na ka mbetur, që të mos na shpallin zyrtarisht të vdekur para se të nisim jetën!