
Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine Yamal, Raphinha dhe Fermin López. Tre futbollistët janë shndërruar në një makineri golash, duke e bërë sulmin katalanas më produktivin në Europë gjatë sezonit 2026/2027.
Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, Barcelona ka realizuar 62 gola në të gjitha kompeticionet, ku plot 50 prej tyre kanë ardhur me kontributin e treshes së saj sulmuese.
Katalanasit kanë shënuar 48 gola në La Liga dhe 14 në Champions League. Një statistikë mbresëlënëse, pasi pas 16 ndeshjeve të para kanë realizuar 14 gola më shumë se në të njëjtën periudhë të sezonit 2011/2012, kur në fund të edicionit regjistruan 190 gola në 64 takime.
Në kampionatin spanjoll, treshja ka realizuar 32 gola, ndërsa në të dy kompeticionet numri shkon në 40. Raphinha kryeson listën me 19 gola, i ndjekur nga Lamine Yamal me 13 dhe Fermín López me 8.
Superioriteti i tyre duket edhe në krahasimin me rivalët europianë. Treshja e Barcelonës ka 12 gola më shumë se lojtarët e Real Madridit në La Liga dhe 13 gola më shumë se treshja e Bayern Munichut në të gjitha kompeticionet.
Edhe në asistime, Yamal është protagonist me 12 pasime vendimtare, përballë 6 të Fermín dhe 3 të Raphinha.
Trajneri Hansi Flick ka ndërtuar një pjesë të rëndësishme të lojës rreth këtyre tre futbollistëve. Yamal aktivizohet në krahun e djathtë, Raphinha luan shpesh si sulmues fals, ndërsa Fermín ka fituar një rol të rëndësishëm në organizimin e lojës, duke lënë shpesh pas Dani Olmon.
