Vendi
Sapo doli nga burgu vodhi dy herë objektin e kultit, arrestohet 19-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili vodhi dy herë në arkën e një objekti kultu, një javë pasi kishte kryer dënimin me burgim për vjedhje.
Në kuadër të operacionit “Arka” u vu në pranga shtetasi K. Ll., 19 vjeç, banues në Gjirokastër.
Sipas policisë, administratori i një objekti kulti, në lagjen Partizani, kallëzoi se mbrëmjet e datave 8 dhe 9 nëntor, ishin vjedhur shuma parash, nga arka e objektit.
Hetimi vijon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




