Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë: Oltion Bistri dënohet me 12 vite burg, jasa do vuaj me gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales Oltion Bistrin. Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se me gjykim të shkurtuar, ai do të vuaj 7 vite e 4 muaj heqje lirie.
Trupa gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi vendosën ta dënojnë edhe për pastrim parash 7 vite e korrupsion pasiv 5 vite. Me bashkimin e dënimeve, Bistrit i takonte dënimi me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuaj vetëm 7 vite e 4 muaj.
Gjykata e shkallës së parë i kishte rrëzuar këto akuza dhe si rezultat Bistri u dënua me 3 vite burg, që me dënim të shkurtuar shkoi në 2 vite. Me vendimin e Apelit të Posaçëm, i konfiskohen 1 milion euro pasuri, të cilat shkalla e parë më herët ia kishte kthyer.




