Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska deklaroi se institucioni që drejton nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e institucioneve të tjera, veçanërisht në ato të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRMV).
Ajo i bëri këto deklarata gjatë dëshmisë së sotme në seancën mbikëqyrëse të Komisionit për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Të lidhura
None found
Gjatë seancës, ministrja iu përgjigj pyetjeve të deputetëve Fatmir Bytiqi nga LSDM-ja, Dafina Stojanovska nga OBRM-PDUKM-ja, deputetit të pavarur Mile Cekov, Zeqirija Tairit nga VLEN dhe Vesna Bendevskës nga ZNAM.
Dimitrieska Koçoska paraqiti rrjedhën e ngjarjeve, duke nisur nga miratimi paraprak i BPRM-së, vijuar me blerjen e aksioneve në bursë dhe njoftimin në Gazetën Zyrtare, deri te shqyrtimi në Qeveri nëse ndonjë institucion zotëron aksione në “Stopanska Banka SHA Bitola”. Përfundimet parashikojnë shqyrtimin e mundësisë për pranimin ose refuzimin e ofertës për blerjen e aksioneve, duke respektuar njëkohësisht ndalimin e përdorimit të kapitalit shtetëror gjatë zgjedhjeve.
Sa u përket përgjegjësive të ministrisë, ajo sqaroi se Ministria e Financave nuk ka juridiksion mbi procedurat e blerjes dhe shitjes së aksioneve. Kontrolli dhe mbikëqyrja e këtyre proceseve i takojnë Bankës Popullore.







