Makinat taksi u stacionuan në sheshin Nënë Tereza në shenjë proteste ndaj kërkesave të përsëritura sipas tyre të cilat nuk kanë gjetur përgjigje nga institucionet, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës.
Sipas sindikatës, shtimi i numrit të taksive të licencuara dhe prania e automjeteve që ofrojnë shërbim pa licencë kanë krijuar konkurrencë të pandershme në treg.
Një nga përfaqësuesit e sindikatës u shpreh se pavarësisht përpjekjeve për dialog me institucionet përgjegjëse, kërkesat e tyre ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete, ndaj ata kërkojnë zgjidhjen e problematikave të ngritura.
“Si rrjedhojë e shtimit të pazakontë të numrit të mjeteve të licencuara, shtimi i mjeteve taksi ka rënduar shumë përballimin e kushteve të jetesës. Numri i madh i taksive, konkurrenca e pabarabartë ndërmjet kolegëve në këtë shërbim, mjetet e licencuara dhe ato të palicencuara, kriteret e punësimit, numri i lartë i mjeteve taksi, çmimi i lartë i karburantit, shtimi i detyrimeve si taksat dhe pagesat e parkimit, po ulin ndjeshëm të ardhurat nga ky shërbim dhe po rëndojnë mbi familjet tona."- u shpreh ai.
Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për dialog me institucionet përgjegjëse, kërkesat e sindikatës ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete, ndaj ata kërkojnë zgjidhjen e problematikave të ngritura.
"Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë bëri përpjekje që këto shqetësime të zgjidheshin përmes dialogut, duke kërkuar një tryezë të përbashkët, ku morën pjesë përfaqësues të qeverisjes, Ministria e Transportit, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake, ku u diskutua për ndryshimin e kësaj gjendjeje. Shprehim pakënaqësinë tonë për mungesën e përgjegjshmërisë dhe të përgjigjes ndaj dialogut nga ana e Bashkisë së Tiranës, në trajtimin e kërkesave jetike të Sindikatës së Transportit Taksi të Shqipërisë.”- tha ai.









Komente
Komento