Tre vite pas humbjes tragjike të Raphael Dwamena-s, Egnatia nuk e harron ish-sulmuesin e saj. Klubi rrogozhinas ka përkujtuar sot, përmes një postimi prekës në faqen zyrtare, futbollistin që u nda nga jeta më nëntor 2023, pas një arresti kardiak.

“Kanë kaluar 3 vite që nga ajo ditë e dhimbshme, por kujtimi yt mbetet po aq i gjallë sa atëherë. Fusha e blertë ishte vendi, ku dhuroje pasionin tënd, por fati deshi që aty të mbetej edhe kujtimi yt i përjetshëm.

Përgjithmonë, KF Egnatia do të përkulet me respekt dhe nderim përpara kujtimit tënd. Nuk do të të harrojmë kurrë Rafa! U prehsh në paqe Raphael Dwamena” – shkruhet në postimin e klubit rrogozhinas.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb