Partia Socialiste nuk do të mbështesë zgjatjen e mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nëse brenda datës 30 nëntor, PD nuk dorëzon propozimet e saj do të vazhdojë me miratimin e njëanshëm të reformës. Ky ishte parlajmërimi që bëri kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.