
Fundjava, 7 dhe 8 nëntor, ishte shumë dinamike, si kurrë më parë dhe rezultoi si një kryevepër e rrallë, e pregatitur me shumë dashuri, mençuri dhe INTERGITET.
Kjo ngjarje këtë rradhë i tejkaloi pritshmëritë!
Kush mund t`i sqarojë ma mire formulat dhe parimet e suksesit dhe zhvillimit personal, sesa vetë ai që i ka konceptuar dhe zbatuar vetë në jetë dhe në biznes, Vasil Naçi, një kosmopolit i rrallë nga Shqipëria, arkitekt i suksesit dhe kontributit.
Faleminderit që ekziston miku im!
Si këtë rradhë nuk të kam parë më parë.
Në veçanti është për t`u vlerësuar si shembull i veçantë prezenca e gjithë familjes Naçi gjatë trajnimit, nga fillimi deri në fund. Respekte!
Shumë mesazhe domethënëse u transmetuan për audiencën dhe shumë zemra u prekën, nuk munguan as lotët, sepse edhe vetë këshillat vinin nga thellësia shpirtërore i Vasilit, ndërsa fjalët si “dashuria”, “mirënjohja”, “falenderimi”, “suksesi”, “ndikimi”, “bamirësia”, e tjerë, jehonin fortë në hapësirën e mbushur me plot energji në AMC Hall në Prishtinë.
Çdo përfitim nga ky event shkon për bamirësi, ndërsa në kokat e pjesmarrësve do të ngelin mësime dhe këshilla të arta për ta bërë jetën një histori suksesi.
Ngjarja u moderua profesionalisht nga Eglent Bici me stafin e tij, duke i dhënë edhe më shumë stil dhe nivel asaj që po ndodhte.
Klodian Murati, Yogisti më i mirë i rajonit, u kujdes për një fillim energjik të çdo dite.
Poashtu dalja në skenë e Ermal Mamaqit, Prof. Hetem Ramadanit dhe Prof. Ahmet Shala, ishte për audiencën një vlerë shtesë për të marrë shumë me vete nga eksperienca dhe mençuria e këtyre mjeshtrave të fushës së tyre.
Dy ditë u shkrinë shumë shpejtë në një synergji dhe përjetim me më tepër se 1500 pjesmarrës nga disa shtete të Europës dhe në fund u ndamë që të ritakohemi përsëri pas një viti në «Mjeshtro Biznesin», poashtu në Kosovë.
God bless you all.
Sheki