Venecia është pushtuar nga minjtë, pasi një sistem i diskutueshëm mbrojtjeje kundër përmbytjeve ka shkaktuar një efekt anësor tejet të pakëndshëm. Autoritetet shpenzuan një shumë marramendëse prej mbi 6 miliardë eurosh, para të taksapaguesve, për të ndërtuar barrierën gjigante MOSE, e krijuar për ta mbrojtur qytetin nga rritja e nivelit të detit dhe stuhitë shkatërruese.