Elbasani ka përkujtuar 82-vjetorin e Çlirimit me një ceremoni homazhesh në nder të dëshmorëve të Brigadës së XV Sulmuese.

Veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor u mblodhën pranë monumentit kushtuar 23 partizanëve që dhanë jetën për çlirimin e qytetit në nëntor të vitit 1944, për të nderuar sakrificën e tyre.

Në ceremoni morën pjesë edhe kreu i Bashkisë Gledian Llatja dhe deputeti socialist Arbjan Mazniku të cilët vendosën kurora me lule pranë monumentit.