Buxheti i Gardës arrin 2.84 miliardë lekë, por 28 efektivë u larguan nga detyra: debat për pagat dhe jetesën në kryeqytet

Gjatë vitit 2026, Garda e Republikës humbi 28 punonjës, shumica e të cilëve u larguan për të nisur punë në institucione ose vende të tjera.

Të dhënat i paraqiti drejtori i Gardës, Simon Zereci, në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, gjatë diskutimit të projektbuxhetit të institucionit për vitin 2027.

Të lidhura

None found

Largimet nxitën debat pasi deputeti i opozitës Erald Kapri ngriti shqetësimin për pagat dhe gjendjen financiare të gardistëve. Ai tha se punonjësit e kësaj strukture elitare të sigurisë përballen me vështirësi për të jetuar në kryeqytet dhe për të mbajtur familjet me të ardhurat aktuale.

I pyetur nga Kapri për dorëheqjet, Zereci u përgjigj se gjatë vitit 2026, 28 punonjës u larguan pasi gjetën vende të tjera pune, ndërsa një numër i vogël u largua për arsye shëndetësore.

Kapri kërkoi që efektivët të marrin trajtim më dinjitoz financiar dhe argumentoi se vështirësitë ekonomike po ndikojnë në largimin e profesionistëve.

“E bëra këtë pyetje se kisha informacion dhe bindjen që në radhët e Gardës, që ka shumë profesionistë që konsiderohen si trupa elitare e shërbimit në fushën e sigurisë në Republikën e Shqipërisë, e lënë detyrën se me kapacitetin dhe punën që ofrojnë e kanë të vështirë të mbajnë familjen e tyre, të bëjnë një punë të dytë, se jeta në kryeqytet për ta është pothuajse e pamundur”, deklaroi deputeti.

Ai kritikoi qeverinë për mënyrën se si trajtohen punonjësit e Gardës dhe tha se çështja vazhdon të jetë e pazgjidhur.

“Është tragjike ta mendosh sesi një punonjës Garde, me kualifikimin që ka, me profesionin që ka, të mos marrë mbrapsht nga shteti dhe shoqëria atë që i takon. Flasim për një trupë elitare”, u shpreh Kapri.

Projektbuxheti i Gardës për vitin 2027 kap vlerën e 2.84 miliardë lekëve, 2.6% më shumë se fondet e vitit 2026, raportoi drejtori i institucionit.

Shuma prej 2.73 miliardë lekësh, që përbën 96.1% të buxhetit, është caktuar për shpenzime korente, përfshirë pagat, sigurimet shoqërore dhe kostot e tjera të funksionimit. Investimet do të përfitojnë 110 milionë lekë, ose 3.9% të totalit.

Për rinovimin e mjeteve të transportit janë caktuar 55.5 milionë lekë. Integrimi i sistemeve të sigurisë dhe kamerave të vëzhgimit në objektet e rëndësisë së veçantë do të marrë 18.06 milionë lekë, ndërsa 32 milionë lekë janë planifikuar për rikonstruksionin e objektit të Sektorit të Ruajtjes së Rezidencave në Vlorë. Modernizimi i sektorit të ruajtjes me armët e shkatërrimit në masë do të financohet me 4.44 milionë lekë.


Shtuar më 11.11.2026 16:09

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet