Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë një kërkesë të pazakontë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; atë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Por, çfarë kërkon Veliaj që më konkretisht të hetohet nga Parlamenti? Shkresa e depozituar zyrtarisht nga Veliaj kërkon që të verifikohet nëse Kryeministri Edi Rama ka përdorur autoritetin e tij mbi administratën e burgjeve për të arritur, sipas kryebashkiakut, atë që nuk e arriti me vendim qeverie, largimin e tij nga ky post dhe neutralizimin politik përmes dorëheqje prej shantazhit. Veliaj kërkon të verifikohet ligjshmëria dhe qëllimi i transferimit të tij nga burgu i Durrësit te ai i Fierit.