Protestat në kryeqytet vijojnë edhe ditën e sotme. Qytetarët janë mbledhur fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, ku kanë qëndruar për një periudhë kohe përpara se të nisnin marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Pak çaste më parë, protestuesit janë larguar nga ambientet e ministrisë dhe kanë nisur lëvizjen drejt godinës së qeverisë, ku pritet të vijojnë tubimin.
Ashtu si në ditët e fundit, protesta po zhvillohet në mënyrë të qetë, pa u regjistruar deri më tani incidente apo përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Ndërkohë, rreth 1 mijë efektivë të forcave të sigurisë janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se situata përshkallëzohet.
