Spanja paralizohet nga grevat, protestuesit kundër çmimeve të larta të banesave dhe jetesës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.11.2026, 17:30

Spanja është përfshirë nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e para në 14 vitet e fundit, e organizuar nga sindikatat kryesore në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve të banesave, qirave dhe kostos së jetesës.

Greva ka shkaktuar ndërprerje në transportin publik, shërbime të tjera dhe bllokime të disa akseve kryesore rrugore nëMadrid dhe Katalonjë. Ministria e Brendshme ka raportuar më shumë se 40 të arrestuar dhe qindra incidente në mbarë vendin. Janë raportuar gjithashtu përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe sulme ndaj zyrave të agjencive imobiliare.

Sindikatat e kanë cilësuar mobilizimin një sukses, duke pretenduar pjesëmarrje të lartë, ndërsa organizatat e biznesit flasin për pjesëmarrje të ulët dhe të pabarabartë.

Pakënaqësia lidhet kryesisht me vështirësitë për të përballuar kostot e banimit. Në Madrid, qiraja mujore për një apartament prej 50 metrash katrorë arrin mesatarisht në 1,170 euro, pothuajse gjysmën e pagës mesatare mujore bruto.

Greva zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, më pak se tri javë para zgjedhjeve parlamentare të 29 nëntorit. Kryeministri Pedro Sánchez ka mbështetur të drejtën e punëtorëve për protestë, ndërsa opozita e ka cilësuar mobiliziminsi një veprim me motive elektorale.

Ndërkohë, sipas operatorit energjetik Red Eléctrica, konsumi i energjisë elektrike gjatë orëve të para të grevës ka rënë me7.5%, duke reflektuar ndikimin e saj në aktivitetin ekonomik të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit