Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra pas vendimit të Gjykatës Supreme të Indonezisë, e cila shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme që Gibran kishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.
Çështja ka shkaktuar reagime në skenën politike të vendit, ku më shumë se 100 ligjvënës kanë mbështetur një nismë parlamentare që mund të hapte rrugën për nisjen e procedurave të shkarkimit të zëvendëspresidentit.
Gibran Rakabuming Raka është djali i madh i ish-presidentit indonezian Joko ëidodo, i njohur si Jokoëi. Ky i fundit mbështeti Praboëon, ish-rivalin e tij politik, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Prabowo fitoi zgjedhjet dhe mori drejtimin e vendit, ndërsa marrëdhëniet mes dy figurave politike janë ftohur pas ndihmesës në ardhjen e tij në pushtet.
