Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthen municioni brenda granatahedhësit MK-19 gjatë stërvitjes së FSK-së, publikohen pamjet e incidentit

    Kapen me 18.8 kg marijuanë në makinë në Greqi, arrestohen shqiptari dhe partnerja greke

    Nën sanksionet amerikane, biznesmeni serb Zvonko Vesellinoviç largohet nga Serbia drejt Turqisë përmes Sarajevës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nën sanksionet amerikane, biznesmeni serb Zvonko Vesellinoviç largohet nga Serbia drejt Turqisë përmes Sarajevës
    Lajmet e fundit

    Nën sanksionet amerikane, biznesmeni serb Zvonko Vesellinoviç largohet nga Serbia drejt Turqisë përmes Sarajevës

    November 11, 2026

    Zvonko Vesellinoviç, biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili është nën sanksione amerikane për shkak të akuzave për krim të organizuar, ka udhëtuar drejt Turqisë përmes Bosnje e Hercegovinës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë në Bosnje.

    Sipas burimeve të REL-it, ai u largua nga Bosnje e Hercegovina në orët e hershme të mëngjesit të 11 nëntorit, duke përdorur pasaportë serbe.

    Ai fluturoi nga Sarajeva drejt Stambollit.

    Arsyet e largimit të tij nga Serbia dhe udhëtimit drejt Turqisë nuk dihen.

    Me aq sa dihet, aktualisht ndaj tij nuk ka procedura penale në zhvillim në Serbi.

    Largimi i Vesellinoviçit vjen rreth dy javë pas ndryshimit të pushtetit në Serbi, si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit.

    Megjithëse qeveria e re ende nuk është formuar, policia dhe prokuroria kanë nisur një valë arrestimesh për vepra të ndryshme penale.

    Kush është Zvonko Vesellinoviç?

    Zvonko Vesellinoviq njihet si biznesmen nga veriu i Kosovës dhe ish-partner afarist i Millan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

    Të dy janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara prej gati pesë vjetësh, për shkak të dyshimeve për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

    Megjithatë, autoritetet e deritanishme në Serbi nuk i kanë marrë parasysh sanksionet amerikane dhe kanë vazhduar t’u japin kontrata fitimprurëse kompanive të Veselinoviqit, të cilat po ashtu janë nën sanksione. Këto kontrata përfshijnë edhe pjesëmarrjen në ndërtimin e rrugëve.

    Për çfarë akuzohet Zvonko Vesellinoviç?

    Në dokumentin e vitit 2021, me të cilin Shtetet e Bashkuara arsyetuan vendosjen e sanksioneve, Vesellinoviç përshkruhet si udhëheqës i një grupi të organizuar kriminal, ndërsa Millan Radoiçiç si zëvendës i tij.

    Sipas autoriteteve amerikane, ata janë të përfshirë në një skemë të gjerë ryshfeti.

    Në dokument thuhet se grupi kriminal është i përfshirë në kontrabandën e drogës, armëve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në skemën e korrupsionit përmenden edhe politikanë, të cilët, sipas autoriteteve amerikane, Vesellinoviq i ndihmonte gjatë fushatave zgjedhore. Në këmbim, ata e shpërblenin me kontratat më të mira për projekte infrastrukturore.

    Nuk është specifikuar se për cilët politikanë bëhet fjalë.

    Përveç Shteteve të Bashkuara, Veselinoviç dhe Radoiçiç janë nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2022, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

    Ndërsa në Serbi këto sanksione nuk kanë sjellë pasoja të dukshme, ato janë ligjërisht të detyrueshme për qytetarët dhe kompanitë amerikane dhe britanike, të cilëve u ndalohet të bëjnë biznes me personat e sanksionuar.

    Autoritetet e Kosovës, ndërkaq, i kanë lidhur Vesellinoviçin dhe Radoiçiqin me vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen e politikanit serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç./ REL

    Serbia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthen municioni brenda granatahedhësit MK-19 gjatë stërvitjes së FSK-së, publikohen pamjet e incidentit

    November 11, 2026

    Kapen me 18.8 kg marijuanë në makinë në Greqi, arrestohen shqiptari dhe partnerja greke

    November 11, 2026

    Nën sanksionet amerikane, biznesmeni serb Zvonko Vesellinoviç largohet nga Serbia drejt Turqisë përmes Sarajevës

    November 11, 2026

    Dëgjoi zërin e motrës në Big Brother, pa e ditur se ajo po ndërronte jetë në ato momente, historia prekëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje

    November 11, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.