Rexhepi për provimin e jurisprudencës: Shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo të jetë pronë e Qeverisë së Mickoskit

Studentët, të cilët prej disa muajsh kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe, nuk e pranojnë zgjidhjen e pjesshme në maqedonisht dhe shqip.

Besjan Rexhepi, një prej organizatorëve të protestave studentore, reagoi sërish ndaj zvarritjes së procedurave. Sipas tij, qytetarët në Maqedoninë e Veriut po detyrohen të protestojnë për të drejta që u garantohen nga Kushtetuta, ndërsa vonesat nuk shoqërohen me arsye konkrete.

Të lidhura

None found

“Është e papranueshme që në këtë shtet qytetari të dalë në protestë për të kërkuar një të drejtë kushtetuese, të presë e të tregojë durim dhe, në fund, të përballet me një tjetër premtim. Kjo nuk është mënyra si duhet të funksionojnë institucionet, por shenjë e dështimit politik. Protestat e studentëve sinjalizuan qartë se sistemi u kushton vëmendje qytetarëve vetëm pasi ata dalin në rrugë. Çështja e provimit të jurisprudencës e tregon këtë: pas kërkesave, peticioneve dhe protestave, propozohet sërish një zgjidhje e paplotë, me teorinë në shqip dhe praktikën në maqedonisht. Tani, edhe pse Qeveria ka dhënë dritën e gjelbër, çështja po i përcillet Komisionit të Venedikut. Deri kur do të presin studentët për një të drejtë që është garanci ligjore dhe jo privilegj?”, shkroi Rexhepi.

Ai theksoi se shteti nuk është pronë e Hristijan Mickoskit dhe se kërkesat e qytetarëve duhen trajtuar me seriozitet, ndërsa institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Mickoski duhet ta kuptojë se shteti nuk i përket Qeverisë së tij dhe se Kushtetuta nuk mund të interpretohet sipas interesave politike të ditës. Qytetarëve nuk mund t’u kërkohet vota në zgjedhje dhe më pas kërkesat e tyre të paraqiten si pengesë për qeverisjen. Pretendimi për një shtet të fortë humbet kuptimin kur institucionet tregojnë dobësi përballë drejtësisë, barazisë dhe përgjegjësisë. E njëjta qasje vërehet në Koçan, në Onkologji, në padrejtësitë sociale dhe në çështjet ndëretnike: qytetarët kërkojnë drejtësi, institucionet japin deklarata dhe përgjegjësia shtyhet vazhdimisht. Duhet të jetë e qartë se problemi nuk janë maqedonasit, shqiptarët apo komunitetet e tjera. Problemi është pushteti që e përdor polarizimin si strategji dhe i shmanget përgjegjësisë. Mickoski nuk mund të qeverisë duke kërkuar heshtjen e qytetarëve dhe duke e cilësuar çdo kërkesë për barazi si presion politik. Nuk jam kundër shtetit, por kundër atyre që pretendojnë se e mbrojnë atë, ndërkohë që shkatërrojnë besimin tek ai. Shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve; qytetarët, veçanërisht të rinjtë dhe studentët, nuk duhet të mbeten peng i sistemit”, thuhet në reagimin e tij.


Shtuar më 11.11.2026 18:50

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet