Emile Heskey, ish-sulmuesi i Liverpool-it dhe i Anglisë, është i bindur se transferimi i Trent Alexander-Arnold te Bayern Munich mund të jetë një hap i mirë në karrierën e tij, duke ditur që ka humbur vendin e titullarit te Real Madrid dhe ndonjëherë ka përfunduar si zgjedhje e tretë.
“Bayern Munich do të ishte një opsion i mirë për Trent Alexander-Arnold. Bundesliga gjermane ka një konkurrencë shumë të fortë, dhe ai do të ishte pjesë e klubit më të madh atje. Kjo do të ishte diçka e shkëlqyer për të, edhe pse unë do të dëshiroja shumë ta shihja të kthehej te Liverpool.
Pavarësisht të gjitha kritikave që dëgjojmë lidhur me aftësitë e tij mbrojtëse, anët e tij pozitive i tejkalojnë ndjeshëm ato negative. Ajo që ai ofron kur avancon për t’iu bashkuar sulmit, vlen shumë më tepër sesa këto kritika”, tha Heskey.







