Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV me Sonila Meçon, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Oltion Bistrin, i cili u dënua me 7 vite burg, pas ndryshimit të vendimit të shkallës së parë.
Saraçi ngriti pikëpyetje mbi rrëzimin në shkallën e parë të akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, duke kërkuar që të hetohet edhe mënyra se si u zhvillua procesi gjyqësor dhe përgjegjësia e prokurorit dhe gjyqtares së çështjes.
Duke folur për lidhjet e mundshme të Bistrit me Belinda Ballukun, gazetari theksoi se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te ministrja, por, sipas tij, duhet parë në raport me kryeministrin Edi Rama.
“Oltion Bistri është njeri i Edi Ramës, nuk është i Belinda Ballukut”, deklaroi Saraçi, duke shtuar se objektivi i analizës duhet të jetë kryeministri, si autoriteti që, sipas tij, qëndron në krye të këtij mekanizmi të pushtetit.
Diskutimi në studio:
Saraçi: Shiko, përsa i përket ndryshimit të vendimit... nga dënimi me dy apo tre vite burg, në dënim me shtatë vite burg, për në plan të parë duket se drejtësia funksionon. Një Apel ka të drejtën e ndryshimit të vendimit, të rritjes apo të uljes së dënimit për një vepër penale të caktuar.
Meço: Sepse ka shtuar akuzën?
Saraçi: Ky është pikërisht ai momenti që duhet diskutuar dhe parë ky vendim, sepse në rastin konkret, në këtë proces gjyqësor, nuk kemi një gjykatë apeli që korrigjon shkallën e parë me shtim apo me ulje për shkak të interpretimit të ligjit që mund t'i bëjë njëri gjyqtar apo gjyqtari tjetër, njëri prokuror apo prokurori tjetër. Por kemi një shkallë të parë e cila rrëzoi dy akuza dhe i ktheu pasurinë. Pra, kemi rrëzim të akuzave, kemi zhbërje të provave, kemi asgjësim të provave në shkallë të parë. Pra, gjyqtarët e shkallës së parë bënë sikur nuk panë asgjë dhe e dënuan vetëm për nxjerrje të sekretit hetimor pra, një vepër penale deri diku që lidhej me detyrën. Por rrëzuan gjithçka sa i përket veprave penale të korrupsionit apo të pastrimit të parave. Dhe gjykata e Apelit sot na tregon se në rastin e Oltion Bistrit, nuk është vetëm Oltion Bistri apo personat e lidhur me të cilët duhet edhe ata të hetohen, por SPAK-u duhet, duhet të gjejë guximin, apo institucione të tjera duhet të gjejnë guximin për të analizuar se çfarë ka ndodhur në shkallë të parë. Çfarë ka ndodhur me prokurorin, çfarë ka ndodhur me gjyqtarin e çështjes, se si u arrit që të zhdukeshin akuza kaq të rënda, që në momentin e parë që ngrihen duke qenë për shkak edhe të rëndësisë që kanë, duhet të kenë prova të forta për t'u kërkuar në gjykatë apo për t'u dënuar në gjykatë. Që do të thotë, ato prova që sot i pa gjykata e Apelit, aty i ka pasur edhe shkalla e parë, qoftë gjyqtarja Irena Gjoka, apo prokurori që s'po i përmend, dhe këto të paktën duhet ishin ngritur. Pra, në të gjithë procesin që kemi ndjekur ne, ato u kaluan dhe u mbyll ai proces gjyqësor në një siguri maksimale dhe nuk pati asnjë diskutim, asnjë debat apo ndonjë transparencë për mediat në mënyrë që edhe ne të shikonim se çfarë ndodhi në shkallë të parë. Por vetëm ishte një vendim i cili bëri atë që bëri dhe që sot u korrigjua në Apel.
Meço: Konsiderohet një njeri i Ballukut Bistri?
Saraçi: Oltion Bistri? Shiko, mund të jetë njeri i Ballukut, mund të jetë, në qoftë se është i Belinda Ballukut është automatikisht njeri i Edi Ramës. Pra ajo që... ta ulim stekën domethënë tek Belinda Balluku, Erion Veliaj apo, nuk e di, kë të marr tjetër, Arbjan Mazniku, duket sikur amnistojmë autorin e vërtetë të asaj që ndodh në Shqipëri. Oltion Bistri është njeri i Edi Ramës, nuk është i Belinda Ballukut. Është i Belinda Ballukut nëse është, me patjetër, por është i Edi Ramës. Oltion Bistri ka qenë shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit. Është një strukturë e cila nuk mund të punojë për llogari të personave të dytë apo të tretë, por është një strukturë të cilës u pa edhe në protesta që në mos gëzon të njëjtat kompetenca sa... jo kompetenca, por që kanë atë autoritetin e të vepruarit sa dhe drejtori i përgjithshëm i policisë dhe në krye të saj gjithmonë vendoset një njeri i besueshëm. Pastaj mos të flasim për gojët e liga që flasin sërish për rikthime të takimeve të Oltion Bistrit tek ajo shtëpia e kuqe në zonën e Liqenit, ku pjesë ka qenë edhe kryeministri Rama, por këto janë gjithmonë në kuadër të thashethemeve...
Meço: Spekulimeve po i quajmë.
Saraçi: Spekulimeve, të thashethemeve, por si autor të gjithçkaje unë mendoj që ne duhet ta shohim objektivin tek kryeministri i vendit.
Meço: Fundorja është kryeministri.
Saraçi: Sepse nuk besoj që edhe Belinda Balluku të ketë atë fuqinë për të ndikuar tek SPAK-u, apo të ndikojë te GJKKO-ja. Okej, mund të ndikojë me mënyrat e veta korruptive apo të ndikimit të drejtpërdrejtë...
© SYRI.net
Bajaziti: PS e ka zhvendosur selinë në SPAK, zgjedhjet e 2025-s prodhuan një parlament pa legjitimitet demokratik
VIDEO/ U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, Tela: Oltion Bistri nuk ndodhet në Shqipëri, s’dihet nëse do kthehet
‘Rrugën e dreqit e more’/ Gazetari ironizon Sara Milën pas daljes nga SPAK: Shkove për një makiato…?