Stuhia Charles godet Portugalinë, anulohen mbi 200 fluturime, mbyllen shkollat dhe bizneset
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Karolinën e Jugut në SHBA, ku një foshnjë vetëm 11-muajshe është gjetur gjallë pasi kishte qëndruar për rreth 24 orë në një kuti brenda një kafazi qensh.
I mituri, Koa Sharp, u zbulua nga autoritetet në një zonë pyjore, ndërsa babai i tij 25-vjeçar është arrestuar.
Sipas raportimit të WIS 10, duke cituar sherifin e Qarkut Lexington, Jay Koon, foshnja ishte vendosur në një kuti, e mbështjellë me një peshqir dhe më pas ishte varrosur në një gropë të cekët, pranë një zone pyjore.
“Falë Zotit, kafazi ndoshta i siguroi atij ajër të mjaftueshëm për të mbijetuar rreth 24 orët e fundit nën tokë”, deklaroi sherifi Koon.
Sipas autoriteteve, të hënën në mëngjes foshnja ishte nën kujdesin e gjyshes nga ana e babait. Ajo e kishte lënë përkohësisht fëmijën nën kujdesin e të birit, Michael Comer, 25 vjeç, deri në mbërritjen e një kujdestari tjetër.
Por kur ky i fundit mbërriti, Comer ishte larguar dhe bashkë me të ishte zhdukur edhe foshnja. Familjarët raportuan zhdukjen e vogëlushit gjatë pasdites. Ndërkohë, më shumë se 100 efektivë nga agjenci lokale, shtetërore dhe federale u përfshinë në kërkime.
Comer u gjet më vonë në një kasolle në Batesburg dhe u arrestua fillimisht për vjedhje me thyerje dhe rezistencë ndaj arrestimit. Megjithatë, ai nuk dha informacione të vlefshme për vendndodhjen e fëmijës.
Rreth 50 metra larg shtëpisë, në një pjesë të pyllëzuar, ata vunë re një zonë me dhe të sapopërzier dhe hala pishe. Gjatë gërmimeve, dëgjuan papritur të qarat e një foshnjeje.
Ishte Koa i vogël, i cili ndodhej brenda një kutie me përmasa rreth 60 me 60 centimetra, të vendosur në një gropë të cekët.
“Siç mund ta imagjinoni, ishte një garë me kohën për ta shpëtuar djalin e vogël. Pas shpëtimit, Koa u transportua me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor”, deklaroi Koon.
Ndërkohë, babai i tij vazhdon të mbahet në paraburgim, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e tij në zhdukjen dhe varrosjen e foshnjës.
Sipas raportimit të WIS 10, Comer kishte pasur edhe më parë probleme me ligjin, përfshirë arrestime të lidhura me dhunën në familje dhe një çështje penale që përfshinte armë.
Top Channel