E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

RB Leipzig i është bashkuar gjithashtu garës për shërbimet e sulmuesit Lutfi Dalipi, i cili aktualisht është i huazuar te FC Vaduz nga BSC Young Boys.
Sipas raportimeve të “4-4-2”, klubi i Bundesligas ka interesim të madh për lojtarin me prejardhje nga Presheva dhe po përcjell nga afër zhvillimin e tij, por për momentin gjithçka është në fazën e vëzhgimit dhe nuk ka hapa konkretë drejt transferimit.
Megjithatë, klubi gjerman nuk është i vetmi që e ka në radar sensacionin 20-vjeçar. Në shtator ishte raportuar se Fiorentina, Real Betis dhe SC Braga po ashtu po monitorojnë paraqitjet e tij.
@transferfeedcom Check it out 👇🏽https://t.co/CLFDDr4bZd
— Andre Oechsner (@andreoeausm) November 11, 2026
Dalipi është nën kontratë me Young Boys deri në vitin 2030, ndërsa aktualisht ka një vlerë të tregut prej 1.5 milion eurosh, sipas Transfermarkt.
Dalipi aktualisht është i fokusuar te e ardhmja ndërkombëtare, ngase në javët në vijim pritet të vendosë së kë do të përfaqësojë përfundimisht.
Kujtojmë, djaloshi nga Presheva e informoi Zvicrën se më nuk do të luajë për ta shkaku se i ka premtuar gjyshit, që do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë./Telegrafi/







































