E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Politikë

Ndryshimet politike në Serbi, Rama: Është herët të tregohemi entuziastë, fantazma e së shkuarës do ta ndjekë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe mundësinë e ndryshimit të qasjes së Beogradit ndaj Kosovës dhe Rusisë.

Gjatë një takimi në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane në Irlandë, Rama u shpreh se është ende herët për të gjykuar se çfarë do të sjellë eksperimenti politik me listën studentore në Serbi.

Kreu i qeverisë theksoi se, deri më tani, nuk sheh ndonjë ndryshim të qartë në qëndrimin e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Sipas tij, për sa kohë Beogradi nuk shfaq një qasje të hapur ndaj Kosovës, është herët të ketë entuziazëm për ndryshimet politike në vend. Rama shtoi se, në këto kushte, Serbia rrezikon të vazhdojë të mbetet nën hijen e politikave të mëparshme.

Rama: Nuk është sekret që Komisioni ka pasur probleme me qeverinë e mëparshme në Serbi. Mendoj se është shumë herët për të thënë me saktësi atë që vjen më pas. Serbia po kalon një eksperiment social-politik me listën studentore, me zgjedhjen dhe përzgjedhjen e personave që do të jenë në qeveri. Është diçka shumë e re në shumë drejtime. Aq sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje sa i takon normalizimit me Kosovën dhe sanksioneve kundër Rusisë. Është shumë herët të tregohemi entuziastë për këtë ndryshim, për sa kohë që nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës. Kjo do të thotë se fantazma e mëparshme do të vazhdojë ta ndjekë Serbinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.