E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 11 minuta më parë
Politikë

Protestat në Shqipëri, Rama: Pa “hijen” e Trumpit, “Revolucioni i Flamingove” nuk do të ekzistonte

Kryeministri Edi Rama, i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA) në Dublin, foli edhe për protestat në Shqipëri.

Rama theksoi se i ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove” nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ishte hija e Donald Trump në këtë “lojë”.

Sipas tij, të gjithë ata që e urrenin Trumpin zgjodhën Shqipërinë si fushëbetejë për të bërë luftën e tyre.

Pjesë nga diskutimi:

Reklamë

Pyetje: I ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove”, që më pas u shndërrua në protestë kundër qeverisë dhe u përshkallëzua në më tepër gjëra, mund të na thoni diçka? A e ndërlikon kjo detyrën tuaj për të bindur Komisionin se ju po bëni përparim?

Rama: Në fakt, sa i takon Komisionit, aq sa i sofistikuar është Komisioni, është po kështu një makineri shumë e sofistikuar për të përftuar faktet dhe për të vlerësuar vendet mbi baza faktike. Kjo është ana pozitive, sepse sot marrim shumë raporte që mbështeten në perceptime dhe në interesa të caktuara.

Raporti i Komisionit është një vlerësim shumë tërësor dhe i besueshëm i asaj që shkon mirë, çfarë nuk shkon mirë dhe asaj që duhet bërë. Pas kaq shumë indinjate, me një amplifikim në median botërore, mora një raport që nuk ishte influencuar në asnjë lloj forme kur bëhet fjalë për fakte.

Nuk ka asnjë shans që kjo gjë të ndikojë Komisionin, sepse është e pamundur të ndikosh. Është një makineri e pamëshirshme burokracie.

Nga ana tjetër, le të jemi të sinqertë: “Revolucioni i Flamingove”, që e ka emrin tërheqës, është rezultat i një urrejtjeje kundër Donald Trumpit. Nëse hija e Trumpit nuk do të shitej në sfond të kësaj çështjeje mjedisore, atëherë nuk do të dëgjonit për flamingot në Shqipëri.

Të gjithë kundërshtarët, oponentët, kritikët, ata që urrejnë Trumpin, gjetën Bulevardin e Tiranës për të bërë këtë betejë, njësoj si Çezari që gjeti Shqipërinë e jugut për të thënë fjalën e fundit kundër Pompeut. Një vend i vogël për të hedhur të vërtetat e medias së stërmadhe sot, kaq shumë të vërteta, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.