Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Artan Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje

11 Nëntor 2026 | 21:30

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga hetimi që çoi deputeten socialiste të Elbasanit, Sara Mila, në Prokurorinë e Posaçme.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Hoxha deklaroi se çështja lidhet me zgjedhjet e përgjithshme të 21 majit dhe dyshimet për deformim të rezultatit zgjedhor në një fshat të Peqinit.

Sipas gazetarit, dyshimet e hetuesve lidhen me mundësinë që deputetja ose persona të tjerë që qëndrojnë pas mandatit të saj të kenë ndikuar te votuesit në fshatin Gjocaj, pak para zgjedhjeve.

‘Sara Mila, këto vitet e fundit, është bërë një yll në ngjitje i PS-së. Është bërë kaq e ekspozuar mediatikisht, saqë ka dalë në panele, ka shpalosur idetë e saj dhe madje ka ndryshuar edhe look-un e saj.

Në vitin 2025, Sara Milën nuk e njihte askush. Prandaj është çudi se si i mori ato 20 mijë vota. Nëse do t’i merrte sot ato vota, kur është e njohur në media, kjo do të ishte e mirëkuptueshme.

Në atë kohë u ngrit një task-forcë, me bekimin e ambasadorëve, në bashkëpunim mes SPAK-ut dhe KQZ-së, për të parandaluar deformimin e votës. Nuk ia arriti dot këtij qëllimi. Nuk patëm asnjë çështje serioze.

Ky hetim, që vjen dy vjet më pas, sot nuk ndryshon dot asgjë.

Ka qenë një hetim i nisur nga Prokuroria e Elbasanit, e cila po hetonte diçka tjetër. Gjatë hetimit janë gjetur komunikime që janë vlerësuar si indicie për krim zgjedhor dhe i janë deleguar SPAK-ut për t’u hetuar si krim zgjedhor.
Bëhet fjalë për fshatin Gjocaj, në Peqin, ku para zgjedhjeve ishte rritur në mënyrë të ndjeshme numri i banorëve që përfitonin nga ndihma ekonomike. Ky numër ishte trefishuar’, tha Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë: Javën tjetër një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, ka kryer këtë të mërkurë ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në Itali. Vishkulli...
18:55 | 11/11/2026

Kurti nga Parisi: Pranimi i Kosovës në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian përmes meritës dhe zbatimit të reformave, duke përjashtuar çdo rrugë të...
18:40 | 11/11/2026

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ambasadori i Rusisë në SHBA, Alexander Darçiev

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darçiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme ruse. Presidenti rus, Vladimir...
17:57 | 11/11/2026