“Revolucioni i flamingove”, Rama nga Dublini: Pas qershorit protestat ndryshuan, tani ka zogj të tjerë
Kryeministri Edi Rama komentoi nga Dublini protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke iu referuar edhe simbolikës së flamingove që u përdor gjatë tubimeve të opozitës.
Gjatë një bashkëbisedimi në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), Rama deklaroi se protestat e qershorit kishin një tjetër karakter, ndërsa më pas, sipas tij, situata ndryshoi dhe në skenë u shfaqën aktorë të tjerë politikë.
I pyetur për protestat kundër korrupsionit dhe problemet e tjera në vend, kryeministri kundërshtoi pretendimet për pjesëmarrjen e qindra mijëra qytetarëve, duke argumentuar se kjo shifër nuk përputhet me popullsinë e Shqipërisë dhe përmasat e bulevardit.
Rama pranoi se në qershor pati protesta masive, por pretendoi se në to kishte pasur edhe ndikim të huaj përmes rrjeteve sociale, duke përmendur Iranin.
“Nuk kam thënë se protestuesit janë dërguar në shesh nga regjimi iranian, por kam thënë se Irani ka futur duart përmes medias sociale. Pas fillimit të qershorit protesta nuk ishte e njëjta, nuk ka më flamingo. Ka zogj të tjerë dhe parti politike nga e djathta dhe e majta ekstreme. Pastaj kishte dhunë”, u shpreh Rama.
Gjatë takimit në Dublin, ku ishte i ftuar nga IIEA për të folur mbi rrugëtimin europian të Shqipërisë, kryeministri u pyet edhe për korrupsionin në vend.
Ai pranoi se ky fenomen mbetet një problem, por pretendoi se qeveria po e lufton atë.
“A ka probleme me korrupsionin? Ka, por a jeni duke ndenjur me duar të lidhura apo po e luftojmë? Po e luftojmë për herë të parë. Deri para disa kohësh sistemi ishte korrupsioni. Jemi në pozitë të mirë”, deklaroi kreu i qeverisë.
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Sulmet kibernetike ndaj Francës, Ferit Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë, autorët duhet të japin llogari
Hoxha në Budapest, Hungaria rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE
- 22:08 Përleshje fizike në Abu Dhabi mes boksierëve rusë dhe gjeorgjianë (VIDEO)
- 21:57 “E pamundur që Vlora Hyseni të mos jetë bashkëpunëtore”, Myftari: Kanë mburojë politike
- 21:52 ”SHISH ka marrë goditje në zemër”, Roland Qafoku: Goditja më e madhe që ka marrë shteti shqiptar pas vitit 1990
- 21:11 Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
- 21:03 Guardiola objektivi i parë i ekipit kombëtar të SHBA-së për të zëvendësuar Pochettinon
- 21:00 Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Artan Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje