Një zjarr ka përfshirë një magazinë druri pranë ish-Parkut në Gjirokastër, mbrëmjen e kësaj të mërkure. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në pjesën tjetër të objektit.
Brenda magazinës kishte materiale drusore, çka shtonte rrezikun që zjarri të përhapej me shpejtësi në të gjithë ambientin.
Për të siguruar akses nga jashtë, zjarrfikësit prenë hekurat mbrojtës të një dritareje dhe ndërhynë me ujë për të shuar flakët.
Falë ndërhyrjes, zjarri u vu nën kontroll pa prekur ambientet e tjera të magazinës. Nga ngjarja janë raportuar vetëm dëme të vogla materiale.


