Në orën 21:20, Salla e Informacionit pranë Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër mori njoftim për rënien e një zjarri në një magazinë prej druri, pranë ish-Parkut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën dhe mbërritën dy grupe shërbimi, të angazhuara me dy automjete zjarrfikëse, një automjet zjarrfikës dhe një autobot për furnizimin me ujë. Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se zjarri kishte rënë në ambientet e brendshme të magazinës, ku kishte materiale drusore, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në të gjithë objektin.