Flakët përfshinë pjesën e brendshme të një magazine druri pranë ish-Parkut në Gjirokastër. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe arritën ta kufizonin zjarrin, duke mos lejuar që ai të përhapej në pjesët e tjera të objektit.
Brenda magazinës kishte materiale drusore, çka shtonte rrezikun e përhapjes së shpejtë të flakëve në të gjithë hapësirën.
Të lidhura
None found
Për të hyrë në veprim nga jashtë, zjarrfikësit prenë hekurat mbrojtës të njërës prej dritareve. Hapja e krijuar u mundësoi të hidhnin ujë dhe të shuanin vatrën.
Flakët u mbajtën larg ambienteve të tjera të magazinës, ndërsa nga ngjarja janë raportuar vetëm dëme të vogla materiale.






