• Kontakt
Wednesday, November 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

“122 ditë peng nga prokuroria”, historia e 3 personave që u kapën për drogë, por në fund “malli” doli miell!

22:52 : 11/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Tre persona kanë qëndruar 122 ditë në qeli në paraburgim, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi gjatë një aksioni të policisë iu sekuestrua një sasi prej 245 gramësh “mall”.

Prokuroria e Dibrës priti më shumë se katër muaj për të përcaktuar nëse lënda ishte drogë apo jo. Madje, edhe pasi mori raportin e Policisë Shkencore, ku shkruhej se “lënda nuk është drogë dhe e ndaluar”, sërish nuk i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë.

Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një telefonatë nga Burgu i Burrelit, nga disa persona të ndaluar më 7 korrik 2026 në zonën e Milotit. Ata janë Dario Hysa (Bruçi), Mentor Kurti dhe Florenc Kurti. Policia i akuzoi se po prodhonin dhe shpërndanin lëndë narkotike, pasi iu gjet edhe një qese me 245 gramë lëndë. Ajo u sekuestrua, ndërsa tre personat u izoluan në qeli. Hetimet u ndoqën nga prokurorja Sonila Qerolla.

Të akuzuarit i thanë Fiks Fare nga burgu se lënda nuk ishte drogë dhe se po mbaheshin peng nga prokurorja, e cila, sipas tyre, nuk kishte kryer asnjë veprim. Ata thanë se nuk e kuptonin zgjatjen e hetimeve dhe mungesën e një përgjigjeje nga Policia Shkencore.

“Nuk është drogë dhe nuk e dimë përse po na mbajnë në burg. Na sëmurën”, thanë ata.

Më tej, njëri prej tyre pohon se, kur u paraqitën në gjykatë, prokurorja u tha se mund të kishin pasur dhe transportuar lëndë narkotike.

“Është duke bërë shkelje të plotë të ligjit, totalisht, për të vetmen arsye se nuk ka asnjë lloj prove. E dyta, malli është… Ajo që thotë është ‘mall’, ne nuk dimë asgjë. Dhe përgjigjja e analizave është 21 ditë, 45 ditë, 60 ditë. Ne po bëjmë katër muaj, më datë 7 hyjmë në pesë muaj. Çfarë është kjo? Përgjigjja nuk ekziston. Janë tri masa arresti”, thotë Dario Hysa nga burgu.

“Ajo s’është mall fare. S’ka dalë asnjë gjë. Ne po bëjmë katër muaj brenda. Si mund të rrish brenda duke pritur testin? Ia kam thënë edhe zonjës gjyqtare në gjyq. Është njësoj sikur të më çojë gruaja, nëna e motra një kilogram miell, se do të bëjmë petulla. Gjatë rrugës për në shtëpi na ndalon policia dhe thotë: ‘Unë dyshoj se kjo është drogë’. Deri sa ta testoj, do të rrish në burg. Ajo i ka zgjatur hetimet deri më datë 9 janar. Për çfarë të rri në burg unë, për atë miellin, kur nuk ka dalë testi? Ma përcakto pra nëse është drogë dhe, nëse e kam unë, me fakte dhe prova, unë do ta bëj burgun”, shton ai.

Telefonata mbërriti në Fiks Fare në mesin e muajit tetor 2026. Ndërkohë, disa ditë më vonë, më 16 tetor 2026, Policia Shkencore dërgoi raportin në Prokurorinë e Dibrës. Sipas raportit, lënda nuk ishte drogë. Pesha ishte 245 gramë dhe “nuk rezultoi me prani të ndonjë lënde narkotike e psikotrope të ndaluar me ligj”.

Lexo edhe:

Prindi denoncon skandalin me molton “Replay”, gjen copë metali brenda brumit

Sekuestrohen 18.8 kg marijuanë në Greqi, arrestohet shqiptari dhe një greke

Megjithatë, edhe pas marrjes së këtij raporti, prokurorja Sonila Qerolla nuk i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë. Këtë kërkesë e paraqitën avokatët e tre personave.

Më 6 nëntor 2026, grupi i Fiks Fare udhëtoi drejt Gjykatës së Dibrës, ku u shqyrtua masa e sigurisë ndaj tre personave. Pas një kalvari prej plot 122 ditësh, gjykata vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu të të treve. Pra, ata nuk kishin shpërndarë lëndë narkotike.

Grupi i Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë prokurores Sonila Qerolla, duke i parashtruar disa pyetje, por deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje!

/Emisioni FIKS FARE

Etiketa: arrestimdenoncimlende narkotikeprokuroria diber

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prindi denoncon skandalin me molton “Replay”, gjen copë metali brenda brumit

20:26 : 11/11/2026
AKTUALITET

Sekuestrohen 18.8 kg marijuanë në Greqi, arrestohet shqiptari dhe një greke

17:59 : 11/11/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë në Itali, arrestohen dy shqiptarët

17:33 : 10/11/2026
AKTUALITET

“2.4 mln € një projekt”/ Lala nxjerr mesazhin e biznesmenit: Arkitektin e kishte paracaktuar Rama

21:44 : 09/11/2026
AKTUALITET

Vlorë/ Dy vite pas shitjes së shtëpisë, qytetares i vjen fatura 800 mijë lekë nga ujësjellësi

21:14 : 09/11/2026
Screenshot
AKTUALITET

U ndalua gjatë protestës, gazetari holandez: Në polici donin të më lidhnin me Antifa-n

20:03 : 09/11/2026
Para

Leku forcohet, euro zhvlerësohet/ Tomorri: Turizmi nuk është përcaktues, ndikojnë flukset informale

TË GJITHA

Leku forcohet, euro zhvlerësohet/ Tomorri: Turizmi nuk është përcaktues, ndikojnë flukset informale

22:56 : 11/11/2026

“122 ditë peng nga prokuroria”, historia e 3 personave që u kapën për drogë, por në fund “malli” doli miell!

22:52 : 11/11/2026

Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln €/ Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

22:49 : 11/11/2026

Përleshje në Abu Dhabi mes boksierëve rusë dhe gjeorgjianë

22:45 : 11/11/2026

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

22:38 : 11/11/2026

Përfshihet nga flakët magazina e drurit në Gjirokastër

22:32 : 11/11/2026

Rrugë të pakalueshme dhe baltë, banorët e Dushkut denoncojnë braktisjen prej vitesh

22:20 : 11/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com