Libraria Dukagjini rikthen HI5, një nga promocionet më të dashura për të gjithë pasionuesit e librit. Më 13, 14 dhe 15 nëntor, ju presim për tri ditë të dedikuara leximit, zbulimeve të reja dhe ofertave që ia vlen të shfrytëzohen. Këtë herë, tituj të përzgjedhur do të mund t’i gjeni për vetëm 5 euro!
HI5 sjell një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të zgjerojnë bibliotekën personale, të zbulojnë autorë të rinj apo të gjejnë librin e radhës për ta shoqëruar me një filxhan kafeje. Në mesin e titujve në ofertë do të ketë zhanre dhe tema të ndryshme, duke u ofruar lexuesve mundësi për çdo shije dhe interes.
Përveç librave, këtë vit në zbritje do të jenë edhe një përzgjedhje aksesorësh, për ta bërë përvojën e leximit edhe më të këndshme. Qoftë duke kërkuar një libër për vete, një dhuratë për dikë të dashur apo një aksesor që i përshtatet rutinës suaj të leximit, HI5 është rasti i duhur për të gjetur diçka të veçantë.
Hi5 do të mbahet ekskluzivisht në Librarinë Dukagjini – Qendër, në Bulevardin Nëna Terezë, në Prishtinë. Oferta nuk vlen për porositë online apo në pikat e tjera të librarisë.
HI5 nuk është thjesht një promocion, por një ftesë për t’i dhënë “pesë” leximit, dijes dhe kënaqësisë së zbulimit të një bote të re në çdo faqe.
Ju mirëpresim me shumë dashuri,
Libraria Dukagjini