Presidenti Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të enjte, më 12 nëntor 2026, emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Vendimi është marrë me propozim të Kryeministrit dhe është zyrtarizuar përmes dekretit nr. 595, të datës 12 nëntor 2026.
Emërimi i Hasanit vjen pas shkarkimit të të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila është përfshirë në hetimet e SPAK për dosjen e AKSHI-t. Hyseni dyshohet për veprat penale të “nxjerrjes së sekretit shtetëror” dhe “përkrahjes së autorit të krimit”.
Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, SPAK ka gjetur në automjetin e biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen në fjalë, nëntë faqe dokumente sekrete të Shërbimit Informativ të Shtetit. Sipas dyshimeve të hetuesve, këto dokumente i janë vënë në dispozicion Agasit nga Vlora Hyseni. Megjithatë, këto janë dyshime që mbeten objekt i hetimit dhe nuk përbëjnë një vendim përfundimtar fajësie.

Sipas njoftimit të Presidencës, përpara dekretimit të Esmeralda Hasanit janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit, të parashikuara për emërimin e zyrtarëve në poste të larta. Me këtë dekret, Hasani merr drejtimin e SHISH në një moment të rëndësishëm për institucionin, pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë ish-drejtuesen e tij.
/vizionplus.tv




