Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se në Maqedoni, gjatë muajit shtator, u regjistruan gjithsej 136,305 turistë, të cilët qëndruan 264,370 netë.
Turistët vendas përbënin 24.9 përqind të numrit të përgjithshëm, ndërsa turistët e huaj 75.1 përqind. Nga netët e qëndrimit, 33.8 përqind u përkisnin turistëve vendas dhe 66.2 përqind atyre të huaj.
Të lidhura
None found
Turqia ishte vendi nga erdhi numri më i madh i turistëve të huaj në shtator, me 27,933 vizitorë. Ajo u pasua nga Serbia me 8,358, Gjermania me 6,633 dhe Polonia me 4,656 turistë.
Gjatë periudhës janar – shtator 2026, numri i përgjithshëm i turistëve ishte 3 përqind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i turistëve vendas u rrit me 2.8 përqind, kurse ai i turistëve të huaj me 3 përqind.
Për të njëjtën periudhë, netët e qëndrimit shënuan rritje prej 3.5 përqind: 2.4 përqind për turistët vendas dhe 4.6 përqind për turistët e huaj.








