Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Një zyrtar komunal i Prishtinës është arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se zyrtari kishte vërtetuar dokumente të dyshuara si të falsifikuara, duke i mundësuar një personi tjetër regjistrimin e tri pronave komunale në emrin e tij.

Rasti lidhet me periudhën 2022-2023, ndërsa arrestimi është kryer më 11 nëntor 2026 nga Njësia për Hetimin e Falsifikimit të Dokumenteve, me autorizim të prokurorit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika