Një përcjellje mes dhimbjes së thellë dhe nderimeve tradicionale për elektriçistin 34-vjeçar Angjelin Nika.
I riu nga Dukagjini u përcoll dje për në banesën e fundit, me gjamën e burrave, sipas një zakoni të hershëm të zonës, që u rezervohej burrave me vlera dhe kontribut të veçantë.
Angjelin Nika humbi jetën tragjikisht teksa ndodhej mbi një shtyllë elektrike, duke punuar për rikthimin e energjisë në banesat e Bardhajve, ku banorët kishin mbetur në errësirë.










