Thursday / November 12 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shifrat e qeverisë, blerësit nga jashtë zotërojnë 0.66% të borxhit të brendshëm

Share Share Icon

Investitorët jorezidentë zotërojnë rreth 0.66% të totalit të borxhit të brendshëm. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2026 pesha e borxhit të brendshëm e mbajtur nga investitorë të jashtëm ka ngelur pothuajse e pandryshuar nga niveli prej 0.65% i një viti më parë.

Mbështetur në këto shifra, borxhi i financuar nga investitorët jorezidentë vlerësohet në rreth 5.5 miliardë lekë.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare nisi të raportohet prej vitit 2023, ndërsa mori përmasa më të mëdha në periudhën 2024-2025.

Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, sipas burimeve nga tregu blerësit kanë qenë kryesisht investitorë institucionalë, që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre.

Hyrja e këtyre investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në Lekë është ndikuar nga yield-et tërheqëse, por edhe nga përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran nga agjencitë e specializuara.

Megjithatë, tendenca tendenca në rënie e yield-eve duket se e ka frenuar rritjen e mëtejshme të pjesëmarrjes së investitorëve jorezidentë në tregun e borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare. Megjithatë, rikthimi i rritjes së yield-eve, duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti mund t’i bëjë instrumentet e borxhit qeveritar më tërheqëse.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm në fund të shtatorit u rrit në 4.2%, nga 4.18% që kishte qenë në fund të tremujorit të kaluar. Megjithatë, yield-i mesatar i borxhit ngelet në rënie krahasuar me nivelin prej 4.27% të të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.31%, nga 4.3% që kishte qenë në fund të tremujorit të mëparshëm dhe 4.39% që ishte një vit më parë.

Rritja e yield-it mesatar të borxhit të brendshëm ka ardhur si rezultat i një cikli të ngadaltë, por pak a shumë të qëndrueshëm të rritjes së yield-eve në emetimet e reja, duke filluar që nga tremujori i dytë i viti.

Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me korrektimin nga nivelet mjaft të ulëta ku yield-et patën arritur në periudhën janar-shkurt, por reflekton edhe forcimin e pritshmërive inflacioniste, pas shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimit të naftës që prej fillimit të muajit mars. Megjithatë, pas tremujorit të tretë, duket se rritja është ndikuar edhe nga rritja e kërkesës së qeverisë për financim në tregun e brendshëm financiar.

Gjithashtu, Ministria e Financave po ndjek edhe një strategji të vazhdueshme të rritjes së maturitetit mesatar të instrumenteve të borxhit të brendshëm.

Në fund të shtatorit, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit më tej në 1180 ditë, nga 1028 ditë që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Yield-et e bonove 12-mujore, tjetër rritje e lehtë në nivelin më të lartë prej shtatorit 2024

Yield-i bonove 12-mujore shënoi një rritje shumë të lehtë në ankandin e parë të muajit nëntor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mes...

4 hours më parë 3 Min Lexim

Komuniteti i Energjisë: Modeli i Elbasanit për investimet e gjelbra mund të shtrihet në mbarë vendin

Projekti pilot i Elbasanit për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në ish-zonat industriale metalurgjike pritet të shërbejë si bazë për një model...

4 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!