Xi Jinping thirrje të fortë për Tajvanin: Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet, ribashkimi patjetër do të realizohet

12 Nëntor 2026 | 10:31

“Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”, tha të enjten Presidenti kinez Xi Jinping , duke bërë thirrje për “ribashkimin” e plotë të Tajvanit me atdheun. Ai u zotua se kjo do të arrihej në mënyrë paqësore, pa përmendur përdorimin e forcës.

Kina e konsideron Tajvanin, i cili është një republikë demokratike, si pjesë të territorit të saj, pavarësisht mohimit të fortë të pretendimit nga Taipei. Pekini ka propozuar vazhdimisht modelin e autonomisë “një vend, dy sisteme”, një propozim që nuk mbështetet nga asnjë parti e madhe politike tajvaneze.

Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është një “mision historik i palëkundur” i Partisë Komuniste të Kinës, tha Xi në një fjalim në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin.

“Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet. Ribashkimi i plotë i atdheut duhet të realizohet dhe patjetër që do të realizohet”, shtoi Xi.

Qeveria tajvaneze i hodhi poshtë këto deklarata, duke i përshkruar ato si të paprecedentë .

“Sa i përket formulimit mbi ribashkimin me Tajvanin, ai nuk është shumë i ndryshëm nga i kaluari”, tha Liang Wen-chie, zëdhënës i Këshillit të Çështjeve Kontinentale të Tajvanit.

Komentet e Xi u bënë si pjesë e një fjalimi që shënonte 160-vjetorin e lindjes së heroit revolucionar Sun Yat-sen, i cili udhëhoqi kryengritjen e vitit 1911. Kjo kryengritje i dha fund shekujve të sundimit perandorak dhe çoi në themelimin e Republikës së Kinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm për bombë në stacionin hekurudhor të Calais në Francë, ndërpritet qarkullimi

Alarm për vendosjen e një bombe është dhënë në stacionin hekurudhor të Calais, në veri të Francës, njoftuan autoritetet lokale këtë të enjte. Situata mund...
09:57 | 12/11/2026

200 ‘beteja’ në 11 orë, reperi spanjoll Gazir thyen rekordin botëror Guinness në freestyle

Reperi spanjoll, i cili vendosi një rekord botëror Guinness për freestyle në fillim të nëntorit ka deklaruar se u stërvit dhe dogji rreth 3,000 kalori...
09:45 | 12/11/2026

Republikani “sfidon” administratën Trump para largimit, siguron firmat për të rihapur çështjen e Epstein në Dhomën e Përfaqësuesve

Përfaqësuesi republikan në largim, Thomas Massie,  të mërkurën siguroi 218 nënshkrimet e nevojshme për të shkaktuar një përballje të re në Dhomën e Përfaqësuesve të...
09:42 | 12/11/2026