Materazzi dhe raporti me Zidane: Është ai që nuk dëshiron të bëjë paqe. Vdekja e Jesus de Miguel më bëri që të falenderoj Zotin
Sa herë flitet për Brugge, tifozët e Milanit bëhen me zemër dhe është mëse e kuptueshme. Historia nuk lë asnjë dyshim; në dy raste që klubi kuqezi ka vepruar në merkato me klubin belg duke blerë futbollistë të Brugge pas bisedimeve të stërzgjatura, ka mbetur i zhgënjyer.
Dhe tani, në krye të listës së dëshirave të kuqezinjve është Nicolo Tresoldi, një opsion ku ndërthuren pritshmëritë me frikën. Por ja si janë gjërat; Milan dëshiron Tresoldin për të ndihmuar në repartin e sulmit Gonçalo Ramos që shpesh është i izoluar dhe për të rritur në mënyrë eksponenciale forcën sulmuese. Tresoldi, që është një tifoz i Milanit, është gati të marrë valixhen dhe të fluturojë drejt Malpensës.
Në anën tjetër është Club Brugge, ai që e shet futbollistin dhe në këtë pikë lind pyetja çfarë mungon që të plotësohet kuadri? Dhe përgjigja është: praktikisht gjithçka, sepse Brugge është gati të shesë futbollistin, por siç ndodhi edhe me De Ketelaere e Jasharin, është pikërisht ai që vendos çmimin dhe shanset për Milanin që të fitojë një ulje në çmim janë minimale dhe çmimi është plot 60 milionë euro.
Dhe Tresoldi ia vlen për këtë çmim. Duke përfshirë edhe tregolëshin ndaj Interit në Ligën e Kampioneve që tifozët milanistë nuk e kanë harruar, Tresoldi deri tani ka shënuar 8 gola në kampionat, 5 në Ligën e Kampioneve dhe 1 në Superkupë për një total prej 14 golash në 17 ndeshje, shifra të cilave iu shtohet edhe një asist. Një kurrikulum mjaft i mirë që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Milanit, por edhe të Bayernit të Mynihut dhe klubeve të tjerë të rëndësishëm.
Por Milani është ëndrra e Tresoldit dhe tani sulmuesi është shndërruar në një lloj fiksimi për Gerry Cardinale, i cili kur vendos të hapë portofolin, siç e tregon edhe rasti Ramos, nuk kursehet. Misioni duhet t’i jepet drejtorit të ri sportiv, por kuqezinjtë e kanë nisur tashmë punën në këtë drejtim prej disa javësh. Nuk do të jetë mision i lehtë, por është një mision i mundur duke shpresuar që të paktën këtë herë nga Brugge që mos vijë një tjetër futbollist për të cilin të shfaqet pendesë më vonë.
Top Channel