Dogana bllokon mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë në Tiranë
Mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë janë bllokuar nga Dogana e Tiranës, pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi në etiketimin e tyre.
Sipas njoftimit të Administratës Doganore, bëhet fjalë për një ngarkesë prej 156 mijë njësish produktesh ushqimore dhe lodrash të ambalazhuara, të cilave u mungonte informacioni i detyrueshëm mbi datën e jetëgjatësisë minimale ose afatin e përdorimit.
Parregullsitë u evidentuan gjatë kontrollit fizik të mallrave, të kryer në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, nga Dega Doganore Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Mungesa e këtij informacioni përbën shkelje të kërkesave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 434, datë 11 korrik 2018, për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit.
Për këtë arsye, autoritetet doganore kanë vendosur bllokimin e të gjithë ngarkesës dhe moslejimin e çlirimit të mallrave deri në përfundimin e verifikimeve dhe procedurave ligjore.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka kërkuar angazhimin maksimal të strukturave përgjegjëse për verifikimin e rastit dhe ndjekjen e mëtejshme ligjore.
Administrata Doganore deklaron se kontrollet do të vijojnë me qëllim parandalimin e hedhjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet dhe kërkesat ligjore, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë nga forcat e policisë
Po transportonin 4 emigrantë kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar
- 11:07 Erdogan takohet me homologun iranian, Pezeshkian, në Antalia
- 11:02 Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë nga forcat e policisë
- 10:58 Zelenskyy: Starlink përballet përsëri me kufizime në Ukrainë, po pengohen përgjimet e dronëve rusë
- 10:55 Shpërthime në Hormuz, Garda Revolucionare e Iranit raporton goditjen e dy tankerëve me mbi 4 milionë fuçi naftë
- 10:49 Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës
- 10:46 Po transportonin 4 emigrantë kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori