Antonelli ndryshon pamje pas titullit, Mercedes bën gati kontratën e re: 12 milionë $ në bonuse dhe një rritje page

12 Nëntor 2026
12:10
Telesport
back button

3,4 milionë dollarë në sezon. Kjo është shuma që Mercedes i paguan Kimi Antonelli sipas kontratës trevjeçare (që mbulon periudhën 2025–2027), e cila shënoi fillimin e karrierës së pilotit italian në Formula 1. Marrëveshja përfshinte gjithashtu një klauzolë që i jep Mercedes të drejtën ta largojë atë në çdo moment.

Toto Wolff këmbënguli për vitin 2025 dhe, tashmë, ai ka filluar të korrë frytet. Antonelli dominoi kampionatin për pilotë, duke e rikthyer Mercedes në majën e botës në kampionatin e konstruktorëve. Një arritje që skuadra gjermane nuk e kishte prekur që nga viti 2020.

Sipas revistës ‘Autosprint’, Antonelli ka siguruar 12 milionë dollarë në bonuse falë nëntë fitoreve të tij në gara, duke e çuar totalin e fitimeve për sezonin në mbi 15 milionë. Megjithatë, është e qartë se Mercedes do t’i duhet patjetër të rishikojë pjesën “fikse” të pagës së tij.

Një vit më parë, George Russell siguroi rinovimin e kontratës, duke e çuar pagën e tij në 34 milionë dollarë në sezon, dhjetë herë më shumë sesa fiton Antonelli. Toto Ëolff me shumë gjasa do të duhet të hapë thesin, dhe ka shumë mundësi që kjo të ndodhë para përfundimit të vitit 2027.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit