Një përcjellje mes dhimbjes dhe nderimeve tradicionale për 34-vjeçarin Angjelin Nika.

I riu nga Dukagjini u përcoll për në banesën e fundit dje, me gjamën e burrave, sipas një zakoni të hershëm të Veriut, që u rezervohej burrave me vlera dhe kontribut të veçantë.

Angjelin Nika humbi jetën tragjikisht teksa ndodhej mbi një shtyllë elektrike, duke punuar për rikthimin e energjisë në banesat e fshatit Bardhaj, ku banorët kishin mbetur në errësirë.

Një jetë e ndërprerë në mënyrë tragjike, teksa përpiqej t’u rikthente dritën të tjerëve.

Top Channel